Manchester United ka arritur të kalojë në mesin e 16 më të mirëve në EFL Cup, pasi ka eliminuar Rochdalen, ekip që garon në rangun e tretë të garave në Angli.
“Djajtë e Kuq” kualifikimin e siguruan pas gjuajtjes së penaltive, pasi koha e rregullt u mbyll 1 me 1.
Mason Greenwood realizoi golin e vetëm për Unitedin në kohën e rregullt, ndërsa te Rochdale shënoi Mathesoni.
Në penalti, Unitedi fitoi 5 me 3.
loading…







