Angli

United i pavendosur për Ten Hag, ja sa kushton shkarkimi i tij

Shkarkimi i mundshëm i Erik ten Hag mund t’i kushtojë shtrenjtë Manchester United.

Në fakt, sipas asaj që raportohet nga Times, Djajtë e Kuq do të shpenzonin rreth 11.7 milionë euro për trajnerin dhe rrjedhimisht e ardhmja e tij do të varet shumë nga kualifikimi për në Champions League, apo nga arritja e vendit të 4-t në Premier, që tani është 8 pikë larg.

Klubi do t’i kushtojë vëmendje ristrukturimit të klubit, një temë me rëndësi parësore, por edhe Fair Play-t financiar, i cili mbetet themelor.

Vendimi i INEOS në lidhje me Ten Hag sigurisht që do të ndikohet nga paratë që do të duhet të shpenzojë për ta mbajtur atë.

Megjithatë, një pjesë e drejtuesve pohon se do të ishte e drejtë të gjykohej ish-trajneri i Ajax vetëm pasi pronësia e re të ketë marrë detyrën dhe të ketë krijuar strukturën që dëshiron.

Për të gjitha këto, ende nuk është e qartë se kush do të jetë trajneri i Manchester United sezonin e ardhshëm.

Ten Hag është shumë i respektuar në hierarkinë INEOS dhe ka një ndjenjë që gjatë rrugëtimit të tij ai nuk është ndihmuar sa duhet nga ata që kanë qenë atje deri më sot.

Klubi do të rimodelohet nga investitorë të rinj të cilët për momentin kanë përfshirë trajnerin në diskutimet e fundit, një shenjë se opsioni i konfirmimit të tij po merret seriozisht në konsideratë. /Ballkani.info