United dhe City të gatshëm për të shpenzuar 100 milionë euro për talentin gjerman

Kai Havertz është i destinuar të luajë në një klub të madh sezonin tjetër dhe janë shumë pak klubet që mund ta përballojnë koston e blerjes së fantazistit të Bayer Leverkusen.

Të paktën 100 milionë euro kërkojnë drejtuesit e klubit gjerman, shumë që për Manchester City e Manchester United nuk do të ishte problem ndaj dhe rivalët e përjetshëm po garojnë për ta bindur lojtarin.

Për 20-vjeçarin interesohen edhe Bayerni me Juventusin por këta të fundit me çmimin që kërkon Leverkusen mendojnë për objektiva të tjerë ndaj dhe e ardhmja e Havertz pritet të jetë në një prej klubeve të Manchesterit.