HMMWV

Ukrainasit marrin topin e ri nga SHBA-të, të cilin akoma nuk e posedon ushtria amerikane

Mike Evans, drejtor i programit për topin mobil 2-CT Hawkeye 105 mm njoftoi se një nga sistemet iu dha në mënyrë të fshehtë Forcave të Armatosura të Ukrainës, për t’iu nënshtruar testimit dhe vlerësimit të drejtpërdrejtë operacional në fushëbetejë në prill të këtij viti.

Faqja e lajmeve për çështjet ushtarake Defence Blog raportoi të dielën, më 23 qershor se topi, i cili është montuar në automjet M1152A1 (HMMWV), iu dha ushtrisë amerikane për testim në vitin 2021. U shfaq për herë të parë në IDEX në Abu Dhabi në shkurt 2019.

2-CT është një modifikim i topit M20 të kalibrit 105 mm të ushtrisë amerikane. Ai përdor një sistem mbështetës hidraulik inovativ që redukton zmbrapsjen normale nga arma deri në 70 për qind, gjë që bën të mundur montimin e saj në pjesë e sheshtë të HMMËV. U krijua për të ofruar një alternativë të lehtë me aftësi më të mëdha se një top 120 mm.

Ai ishte menduar si një top vetëlëvizës me një çmim të përballueshëm për eksport të huaj, por tërhoqi interesin e ushtrisë amerikane si një sistem artilerie i përshtatshëm për forcat dhe njësitë e tjera shumë të lëvizshme të këmbësorisë së lehtë.

CT-2 mund të transportohet lehtësisht me helikopterë ose aeroplan dhe është i përshtatshëm për hedhje ajrore me parashutë. Sistemi i artilerisë Hawkeye kërkon shumë pak përgatitje dhe është gati për luftim pothuajse menjëherë pas vendosjes.

Avantazhi i artilerisë vetëlëvizëse në krahasim me topat tradicional, është vërtetuar më shumë gjatë luftës në Ukrainë, pasi radarët dhe dronët mund t’i shkatërrojnë nëse nuk lëvizin mjaft shpejt.