UEFA

UEFA “shpërblen” kombëtaret, ua mundëson grumbullimin deri në 26 lojtarë për Evropian

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka marrë vendim që t’i lejojë ekipet kombëtare që të grumbullojnë deri në 26 lojtarë për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Kjo gjë u bë pas kërkesës që u bë nga trajnerët e shteteve që do të jenë pjesë e garës.

Ndërkohë, për shkak të pandemisë COVID-19, ekipet kombëtare u lejuan me 26 lojtarë nga UEFA në Euro 2020, turne që u zhvillua një vit me vonesë.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur sot të rrisë numrin maksimal të skuadrave të skuadrave pjesëmarrëse në UEFA EURO 2024 prej 23 në 26 lojtarë”, thuhet në vendimin e UEFA-s.

Trajnerët e ekipeve kombëtare që do të marrin pjesë kanë afat deri më 7 qershor që të publikojnë listën prej 23 deri në maksimum 26 lojtarë.

Në këtë vendim të shtëpisë së futbollit evropian do të përfitojë edhe kombëtarja e Shqipërisë, e cila do të jetë në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Përndryshe, Kampionati Evropian i Gjermanisë do të nis me datën 14 qershor dhe do të zgjas për një muaj të tërë. /Klankosova.tv.