UEFA i ka zyrtarizuar vazot për fazen e kualifikimeve në Kampionatin Evropian në vitin 2020, me Kosovën që është vendosur në vazon e parafundit, atë të pestën.

Ajo është përcaktuar në vazon e pestë, ku pritet që përballë të ketë disa kundërshtarë të fortë.

Ndërsa Shqipëria është një vazo më lartë, pra në të katërtën.

Shorti për kualifikimet e Euro 2020 do të hidhet më 2 dhjetor.

Vazoja e parë: Anglia, Portugalia, Holanda, Zvicra, Spanja, Belgjika, Italia, Kroacia, Franca dhe Polonia.

Vazoja e dytë: Gjermania, Bosnja Hercegovina, Çekia, Danimarka, Islanda, Rusia, Suedia, Ukraina, Uellsi dhe Austria.

Vazoja e tretë: Finlanda, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Irlanda, Serbia, Sllovakia, Turqia, Bullgaria, Izraeli dhe Skocia.

Vazoja e katërt: Shqipëria, Qipro, Estonia, Gjeorgjia, Greqia, Lituania, Mali i Zi, Estonia, Hungaria dhe Rumania.

Vazoja e pestë: Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjibraltari, Kazakistani, Kosova, Luksemburgu, Maqedonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.

Vazoja e gjashtë: Andorra, Letonia, Lihtenshtajni, San Marino dhe Malta.