Në vazhdën e zhvillimeve për shkak të përhapjes së COVID-19 në Evropë, UEFA ka dalur me një vendim të ri.
Të gjitha ndeshjet e garave të klubeve të UEFA-s të planifikuara javën e ardhshme janë shtyrë.
Kjo përfshin ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe Europa League.
Vendimet e mëtutjeshme se kur do të zhvillohen këto ndeshje do të komunikohen ditëve në vazhdim.
Poashtu, shortet e Champions League dhe Europa League që duhet të hidheshin me 20 mars, janë shtyrë.







