UEFA e hedh në votim Rashicën, a do të shkëlqen sonte. Në listë është edhe një serb (FOTO)

Shumica e skuadrave sonte do të luajnë në ora 20:45 në ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve.

Para se të fillojë ndeshja, UEFA ka bërë një anketë në faqen e saj në Twitter ku ka bërë pyetje së cili nga katër lojtarët do të shkëlqej sonte.

Në këtë anketë nga Kosova është përfshirë Milot Rashica, i cili në dy ndeshjet e fundit për Kosovën ka shkëlqyer duke bërë dy gola dhe dy asiste.

Përpos Rashicës, në anketë është edhe Forrest i Skocisë, Mitroviq i Serbisë dhe Claesson i Suedisë.