Zinedine Zidane

U tha se do të rikthehet së shpejti në stol, Zidane refuzon kombëtaren e njohur

Gjatë orëve të fundit u raportua se Zinedine Zidane me shumë mundësi do t’i rikthehet stolit në një të ardhme të afërt.

Megjithatë, këto lajme tashmë kanë ‘rënë në ujë’, pasi ka qenë mediumi francez L’Equipe ai që ka përgenjeshtruar këto raportime.

Legjenda franceze tashmë raportohet se ka refuzuar mundësinë për t’u bërë përzgjedhës i kombëtares së Algjerisë.

Federata e Futbollit të Algjerisë është duke kërkuar për një përzgjedhës të ri, pas shkarkimit të Djamel Belmadit shkaku i eliminimit zhgënjyes nga Kupa e Kombeve të Afrikës në fazën e grupeve.

Zidane, i lindur në vitin 1998 në qytetin e Marseilles, në fakt ka prejardhje algjeriane dhe ndoshta mbi këtë fakt federata e këtij shteti janë munduar që ta joshin ish-mesfushorin e famshëm.

Zidane ka qenë trajner i lirë që nga viti 2021, kur atëherë dha dorëheqje nga Real Madridi. Është bërë e ditur për një kohë të gjatë se synimi i Zidanes është që të marrë drejtimin e Francës.

Sidoqoftë, Didier Deschamps nënshkroi kontratën e re e cila  skadon në vitin 2026, ndërsa Thierry Henry i cili tashmë udhëheq grupmoshat U21 shihet si pasardhës i tij në të ardhmen.

L’Equipe shton më tutje se Zidane ka refuzuar gjithashtu mundësinë për të marrë drejtimin edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe një ofertë nga Brazili.

Sa për Algjerinë, kandidati kryesor tashmë për të marrë postin e përzgjedhësit po konsiderohet Herve Renard, i cili momentalisht është në krye të kombëtares së Francës për femra, ndërsa emra tjerë janë veterani Vahid Halilhodzic, ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, dhe ish-përzgjedhësi i Argjentinës dhe Kilit, Jorge Sampaoli.