Ish-futbollisti i mirënjohur tash trajner Azem Ahmeti, ka njoftuar se edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e FC Prishtinës.


Azemi i priu edicionin e kaluar skuadrës U21 më të cilët edhe u shpall kampion, por ja që për vazhdimin e kontratës së re nuk gjeti gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit dhe u largua, shkruan Ballkani.info.

Lajmin e ka dhënë vet Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook.

“Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem pjesë e klubit Fc. PRISHTINA U21. pasi nuk kemi arritur marrëveshje me drejtuesit  e klubit.

Falenderoj  të gjithë drejtuesit e klubit ,bashkëpuntorët  Trenert që këto vite kaluam së bashku , po ashtu gjithë Futbollistat që kemi punuar deri më sot . Ishte kënaqesi sfidë  eksperiencë  ,Mirëupafshim një ditë”, ka shkruar Azem Ahemti. /Ballkani.info