Sevilla ka emëruar trajnerin e ri, pas largimit të Caparros.

Klubi andaluz ka zyrtarizuar në krye të skuadrës Julen Lopeteguin, ish trajnerin e Spanjës dhe Real Madridit.

Drejtori Sportiv Monchi, i befasoi të gjithë duke zgjedhur për projektin e ri 52-vjeçarin, i cili ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare.

Lopetegui do të prezantohet nga klubi mëngjesin e së mërkurës.