U shkarkua nga Real Madridi, Lopetegui afër rikthimit në La Liga

Pasi zyrtarizuan divorcin me Quique Setien, drejtuesit e Real Betis janë vënë në kërkim të një emri të ri për të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Emri i parë që përmendet dhe që drejtuesit kanë kontaktuar, është ai i ish teknikut të Real Madridit dhe kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui.

52-vjecari shikohet si njeriu i duhur për të ringritur skuadrën, që këtë sezon nuk arriti të kapte zonën europiane, duke e mbyllur kampionatin në vendin e 10-të të renditjes.

Lopetegui u shkarkua nga Real Madridi tetorin e vitit të kaluar, pas humbes 5-1 në “El Clasico” kundër Barcelonës.