Liga e Parë

U mposht nga Suhareka, Dinamo reagon duke e quajtur skandaloz referimin

FC Dinamo ka reaguar pas humbjes së sotme në derbin ndaj Suharekës ’23, të vlefshëm për javën e 20-të në Grupin A të Ligës së Parë.

Dinamo u mposht në shtëpi me rezultatin 1:2, me ç’rast e humbi edhe vendin e parë në renditje, që tani mbahet nga suharekasit.

Ferizajasit, përmes një reagimi të lëshuar në faqen e klubit, kanë akuzuar gjyqtarin, Ardit Halilaj, për ndikim direkt në rezultat duke përmendur disa raste diskutabile nga kjo ndeshje.

Në reagim thuhet gjithashtu se “nuk është hera e parë që ka referim tendencioz kundër Dinamos”.

Klubi nga Ferizaj tani po shpreson që Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe organet kompetente të marrin masat e duhura, që sipas klubit në fjalë, duhet të merren “masa urgjente ndaj kësaj dukurie negative ku ka bazë edhe për prokurorinë e shtetit”.