Gentrit Salihu është larguar nga Prishtina ditë më parë dhe tani është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi kosovar ka firmosur me klubin e njohur në Kroaci, Lokomotiva e Zagrebit, shkruan Indeksonline

22-vjeçari me klubin nga kryeqyteti bëri 11 paraqitje në Superligë dhe shënoi një gol.

Ish-mbrojtësi i Besës së Pejës dhe grupmoshave të reja të Portos, tani ka bërë një hap më të madh në karrierë.