M’Baye Niang nuk bind as në kampionatin francez.
I transferuar në fromë huazimi në gusht të vitit 2018 te Rennes nga Torino, 23-vjeçari nuk po arrin të ambinetohet me skaudrën e drejtuar nga Sabri Lamouchi, me të cilën është aktivizuar 9 herë dhe ka shënuar vetëm një gol.
Për këtë arsye drejtuesit e klubit nga Roazhon Park nuk do të ushtrojnë të drejtën e blerjes për 15 milionë euro dhe në fund të sezonit Niang do të rikthehet sërish në Itali te klubi granata që zotëron kartonin e tij.







