Gjykata Kombëtare në Spanjë ka liruar ish presidentin e Barcelonës Sandro Rosell, i cili u përball me gjashtë vjet burg pas gati dy vjetësh që qëndroi i burgosur në parandalim.

Rosell akuzohet për shpërdorim fondesh dhe përvetësim të paligjshëm të tyre (rreth 20 milionë euro), nga shitja e të drejtave televizive dhe organizimi i miqësoreve të Brazilit, si dhe nga një kontratë sponsorizimi mes Brazilit dhe kompanisë Nike, për të cilën Rosell ka punuar si shef ekzekutiv në Brazil.

Gjithashtu, Rosell akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Gjithsesi gjykata konsideroi se me provat e ofruara, akuzat kundër ish presidentit të Barcelonës nuk janë vërtetuar. Ndërkohë që Prokuroria më herët kishte kërkuar 11 vjet burg dhe 60 milionë euro gjobë.