Skandal

Tronditëse! Skandal seksual në kombëtare, trajneri rrezikon burgun

Në tetor, ekipi kombëtar i femrave të Zimbabve mori pjesë në turneun  vjetor të Kupës COSAFA, ku morën pjesë ekipe nga Afrika e Jugut. Lojtaret humbën 0-1 në gjysmëfinale nga Zambia dhe në ndeshjen e së dielës për vendin e tretë iu desh të pranonin epërsinë e skuadrës së Mozambikut, e cila fitoi 2-0.

Menjëherë pas kthimit në Harare (kryeqyteti i Zimbabvesë), trajneri i kombëtares së femrave, Shadreck Mlauzi, u arrestua përkohësisht nga policia. Mlauzi u akuzua për “sulm të pahijshëm” të një prej grave që punonte në organizimin e turneut ndërkombëtar.

Britanikja “The Guardian”, duke përshkruar historikun e rastit, raportoi se trajneri dyshohet se e ka ftuar gruan në dhomën e tij të hotelit të shtunën, më 26 shtator, e ka kapur nga krahët me gjithë forcën e tij dhe ka tentuar ta puthë pa pëlqimin e saj. Përmes WhatsApp-it, ai dyshohet se i ka kërkuar asaj masazh trupi dhe intimitet seksual.

Megjithatë, më 4 tetor, ai dyshohet se e ftoi gruan përsëri në dhomën e tij për t’i kërkuar asaj një masazh. Përveç kësaj, ai dyshohet se i ka kapur të pasmet dhe e ngacmoi pas fitores së ekipit të tij ndaj Lesotos, në ndeshjen hapëse të turneut COSAFA. Më pas gruaja vendosi ta raportonte çështjen tek oficeri i sigurisë së ngjarjes.

Mlauzi doli në gjykatë të martën për një rast në të cilin ai akuzohet për sulm të pahijshëm. Personi në fjalë nuk ka komentuar aktet për të cilat akuzohej. “The Guardian” gjithashtu raportoi se Federata e Futbollit të Zimbabve ka dëgjuar për situatën dhe është duke kryer hetimin e saj për këtë çështje. “I rikujtojmë publikut se kjo është një temë e ndjeshme dhe nuk duhet të ndërmerren hapa të pabazuar që mund të rrezikojnë procedurën”, tha federata. Pritet vendimi i gjykatës…