LAJMI I FUNDIT

Tre shqiptarë rrihen brutalisht në Kotor të Malit të Zi, deklarohet edhe kryeministri Spajiq (VIDEO)

Tre të rinj shqiptarë janë rrahur të shtunën në Mal të Zi. Siç ka bërë të ditur Policia e Shqipërisë, tre të rinjtë janë sulmuar nga një grup prej 6 ose 7 personash.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Herceg Novit. “Shtetasit shqiptarë K. M., A. D. dhe D. K. kanë qenë duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose 7 personash, të cilët kanë goditur fillimisht automjetin dhe më pas kanë sulmuar fizikisht shtetasit shqiptarë, duke iu shkaktuar dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftim të Policisë.

Në raport thuhet se ata janë sulmuar “pa asnjë shkak, duke u goditur fillimisht makinën dhe pas daljes së dy shtetasve shqiptarë nga makina, janë sulmuar fizikisht edhe këta shtetas duke iu krijuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit”.

Siç raportohet në Shqipëri, njëri prej të sulmuarve është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe ka marrë trajtim mjekësor në urgjencën e spitalit në Mal të Zi.

Sipas Policisë, për rastin janë shoqëruar disa persona.

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka bërë të ditur se njëri prej sulmuesve është identifikuar dhe po punohet në arrestimin e tij. Ai ka shprehur keqardhje të thellë për ngjarjen e së shtunës në mesditë në Kotor.

BONUS VIDEO: Serbia vazhdon me veprim të njëanshme duke kërcënuar paqen në rajon