Trashet miqësia: Vuçiq flet në telefon me Erdoganin (pas humbjes se thellë në Stamboll)

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sonte në telefon me kolegun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas raportimeve nga Beogradi, temë e bisedës kanë qenë raportet bilaterale dhe ato rajonale.

“Erdogani e ka mbështetur politikën e paqes dhe të bashkëpunimit, të cilën presidenti i Serbisë po e promovon në rajon”, thuhet në deklaratën për media të lëshuar nga zyra e presidentit serb, transmeton Ballkani.info.

Tutje në njoftim thuhet se “ata të dy janë pajtuar se vetëm kështu mund të sigurohet interesimi më i madh i investitorëve dhe rritja ekonomike”.

“Presidenti Vuçiq dhe presidenti Erdogan janë shprehur të kënaqur me përparimin e vazhdueshëm të dialogut politik dhe bashkëpunimit ekonomik të të dyja vendeve. Ata në lidhje me këtë kanë konstatuar se është treguar ide e mirë vendimi i përbashkët për themelimin e Këshillit të Lartë për bashkëpunim dhe kanë shfaqur pritshmeritë që mbledhja e ardhshme e këtij Këshilli do të mbahet gjatë vizitës zyrtare të presidentit turk në Turqi”, thuhet tutje në njoftim.

Në këtë njoftim nuk përmendet askund që të dy presidentët kanë folur për Kosovën.

Kjo bisedë e Erdoganit me Vuçiqin vije pas humbjes së partisë dhe kandidatit të Erdoganit në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë së Stambollit. Kjo humbje pritet t’i kushtojë Erdoganit në funksionimin e pushtetit të tij gati absolut në Turqi. /Ballkani.info/