Trajneri i Sivassporit kështu e vlerëson Ballkanin para duelit në Ligën e Konferencës

Trajneri i Sivassporit, Riza Çalimbay është paraqitur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Ballkanit.

Sivasspori është nikoqir i Ballkanit nesër në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, njoftojnë mediat turke, përcjell Demokracia.com.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Eylul” në Sivas, derisa trajneri turk e ka vlerësuar lart Ballkanin.

“Është e vështirë të merremi me krizën kur ajo ekziston. Gjëja më e rëndësishme është ta menaxhojmë. Nuk kemi bërë kampanjë të suksesshme deri më tash”, tha fillimisht ai.

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme për skuadrën. Kundërshtari ynë është një skuadër nga Kosova”, tregoi Çalimbay.

“Kur e kemi analizuar, e kemi parë se kemi një skuadër të fortë. Këto ndeshje janë më ndryshe se ndeshjet kampionale. Këto ndeshje janë sikurse ndeshjet e kombëtareve për ne”, shtoi trajneri turk.