Trajneri serb, Sinisha Mihajloviq po kalon nëpër një gjendje të rendë shëndetësore.
Ish -futbollisti serb ka tre vite që lufton leukeminë, ndaj edhe pse pas një transplanti të suksesshëm të palcës së eshtrave vazhdoi jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, para disa muajsh sëmundja e ligë filloi të shfaqte sërish dhëmbët.
” Është e vërtetë se gjendja e tij është përkeqësuar në orët e fundit, por ai po mbahet. Ai është i rrethuar nga familja e tij që po e mbështesin në këto momente”, njoftoi gazetari italian Ilario di Giova. /Demokracia.com







