Kur zbarkoi francezi në kryeqytet mori kritika të mëdha.

Megjithatë, e la punën e tij të shihet në fushën e blertë ku rezultatet pozitive nuk po i mungojnë.

16 pikë nga tetë ndeshjet e para është ecuria e Prishtinës këtë sezon.

Pesë fitore, dy humbje dhe një barazim, sot, triumfoi si mysafir edhe kundër liderit të Superligës, Malishevës.

Jean-Michel Cavalli, trajneri 67-vjeçar i bardhekaltërve  po bën mrekullinë duke e dërguar Prishtinën vetëm tre pikë larg vendit të parë.