Tragjedia godet futbollin, lojtari 23-vjeçar humb jetën në aksident rrugor
Pas zhdukjes së Phil Masinga, një ish sulmues i Barit dhe Salernitana, Afrika e Jugut është tronditur nga një tjetër lajm trishtues.
Thembinkosi Mbamba, 23 vjeç, pjesë e TS Galaxy, ka humbur jetën. Siç raportojnë mediat lokale, shkaku i kësaj drame është bërë një aksident rrugor automobilistik, në të cilin u përfshi lojtari i ri.
Vdekja e Mbamba vjen një javë pas triumfit të TS Galaxy në “Nedbank Cup“, të cilën e fitoi të shtunën e kaluar, duke mposhtur Kaizer Chiefs 1-0.
Për këtë arsye, klubi ka vendosur t’i shtyjë festimet e planifikuara për këtë fundjavë deri më 2 qershor.