Tottenhami synon rikthimin e Bale në një marrëveshje që e dërgon Eriksenin te Real Madridi

Nënkampioni evropian, Tottenhami ka dalë me një propozim për Real Madridin për shkëmbimin e yjeve të tyre gjatë janarit.

Tottenhami është i vetëdijshëm se gjatë janarit mund të mbetet pa Christian Eriksenin.

Spurs janë të interesuar për ish futbollistin e tyre, Gareth Bale.

Dhe, mediumi “El Desmarque” shkruan se klubi anglez e ka bërë gati një propozim për Realin për t’i shkëmbyer yjet e tyre.

Në fakt, Tottenhami është i gatshëm t’i paguajë 30 milionë euro plus ta japë kartonin e mesfushorin danez për yllin uellsian.

Jose Mourinho ka qenë në kontakte me Balen dhe Spurs synojnë ta rikthejnë atë në Londër gjatë janarit.

Eriksen do të bëhet lojtar i lirë verën e ardhshme pasi do t’i skadojë kontrata, por Tottenhami po mendon të nxjerrë sadopak para duke e shitur apo shkëmbyer atë në janar.