Tottenhami ka pësuar disfatë në shtëpi nga rivalët e qytetit, West Hami, teksa skuadra e Manuel Pellegrinit triumfoi 0-1.
“Spurs” e filluan ndeshjen pa ndonjë entuziazëm të madh dhe dukej sikur vëmendja e tyre ishte te ndeshja e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve që zhvillohet në mesjavë ndaj Ajaxit.
Në anën tjetër West Hahmi dukej më kërcënues, teksa goli që e vendosi fituesin u shënua në minutën e 67-të, kur Michail Antonio shfyrtëzoi asistimin e Arnautovicit për të kaluar në avantazh “çekanët”.
Kjo ishte humbja e parë për Tottenhamin në stadiumin e ri pas 5 ndeshjeve të zhvilluara në këtë impiant, derisa kjo disfatë komplikon edhe kualifikimin e skuadrës së Pochettinos në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ku për momentin numërojnë 70 pikë, por rivalët nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj xhiroje.







