Top 30 skuadrat më të vlefshme në Evropë – prijnë ato nga Liga Premier

Cilat klube posedojnë skuadrat më të vlefshme në Evropë? Një studim i ri ka renditur të 98 ekipet nga pesë ligat kryesore.

Manchester City ka skuadrën më të vlefshme në Evropë me një çmim të vlerësuar prej 1.1 miliardë dhe pak më pak se vlerësimi i Manchester United prej 1.04 miliardë, sipas Observatorit të Futbollit CIES .

Një studim i kohëve të fundit gjithashtu zbuloi se dy klubet kanë investuar më shumë para për të rritur nivelin, duke shpenzuar në rajonin e 926 milionë funte, respektivisht 887 milionë.

Chelsea vije pas klubeve të Mançesterit për vlerën aktuale në 809 milionë, e më pas janë skuadrat si, Barcelona (766 milionë), Bayern Munich (761 milionë) dhe Liverpool (742 milionë).

Fuqitë evropiane Real Madrid (723 milionë funte), Paris Saint-Germain (691 milionë), Borussia Dortmund (587 milionë) dhe Atletico Madrid (566 milionë) plotësojnë 10-të të parat.

Treshja e Ligës Premier, Tottenham (486 milionë), Arsenal (481 milionë) dhe Leicester (410 milionë) të gjitha shfaqen në top 20, ndërsa West Ham (288 milionë), Aston Villa (284 milionë), Everton (279 milionë) dhe Wolves ( 253 milionë) plotësojnë 30-shen.

Vlera e skuadrave të Ligës Premier të kombinuara peshon në një shifër marramendëse prej 7.6 miliardë funtesh – shumë më tepër se La Liga (4.5 miliardë), Bundesliga (3.9 miliardë), Serie A (3.8 miliardë) dhe Ligue 1 (2.9 miliardë).