Tiks.app vazhdon “gjumin e thellë”, nuk ka njoftim për biletat e ndeshjes Kosovë-Angli

Kanë mbetur vetëm dy ditë nga ndeshja e fundit e ‘Dardanëve’ në kualifikimet për Euro 2020, dhe tifozët e Kosovës nuk dinë se çfarë po ndodh me biletat.

Tifozët e Kosovës nuk po arrin të pajisen me bileta për ndeshjen me Anglinë të dielën, anipse kompania e kontraktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës ”tiks.app” paralajmëroi se do të kishte një tjetër fluks të shitjeve gjatë orëve në vijim.

Njoftimi i fundit nga kompania në fjalë ka qenë dy ditë më parë (13 nëntor), ku kërkonte korrektësi nga mediet për mënyrën se si i qasen raportimit për bileta.

“I lusim Mediat, qe pe hir te korrektesise dhe ne menyre qe mos te thellojne pakënaqësitë e qytetareve te cilët mund te kenë informacione te kufizuara mbi procesin e shitjes se biletave online, te na kontaktojne lirshem per cdo informate apo pyetje shtese qe mund te kene.

Rastet kur klientët kanë kryer pagese dhe nuk kanë pranuar biletat në email, kanë ndodhur thuajse ne çdo ngjarje, mirëpo ne asnjë rast nuk kanë mbetur pa biletë. Mos dërgimi i emailit është i ndërlidhur me shume faktor teknik dhe si i tille mund te dështojë ne disa raste, por gjithmonë pas harmonizimeve qe bëhen brenda sistemit ne periudha te ndryshme kohore, këto raste identifikohen dhe klientëve iu dërgohen biletat ne email apo ne profilet e tyre brenda Tiks.APP.

Çdo transaksion ne tiks.app është i garantuar dhe siguruar nga VISA dhe MASTER, kështu qe qytetarët nuk duhet te shqetësohen lidhur me këtë çështje.”

‘Tiks.app’ po ashtu gjatë të njëjtës ditë ka njoftuar se faqja e tyre ka qenë cak i sulmeve të koordinuara kibernetike, me qëllim të pengesës së shitjes së biletave online”.

NJOFTIM

“Tiks.APP ka qene cak i disa sulmeve te koordinuara kibernetike, me qellim te pengesës se shitjes se biletave online, për te cilën tashmë janë ftuar organet kompetente për hetim.

Stafi jone ka punuar pa ndërprere ne 24h e fundit për te evituar këto sulme te cilat janë te koordinuara dhe i shërbejnë vetëm një grupi te ngushtë te personave keqdashës.

Disa Persona dhe Media kanë shfrytëzuar këtë situate dhe kanë publikuar materiale nxitëse qe kanë ndikuar edhe me tej ne tensionimin e situatës se krijuar.

Për publikun duhet te sqarohet se përmes “ping” nuk mund te vërtetohet disponueshmeria e sistemit apo shërbimit, sepse ato adresa janë zakonisht pajisje tjera si “router” apo “firewall” dhe janë vetëm një pjese e vogël infrastrukturës së sistemit në tërësi – këtë gjë e konfirmojnë shumë lehtë ekspertet e lëmisë.

JU INKURAJOJME qe biletat te cilat i gjeni ne tregun e zi, neper faqe te ndryshme ne internet apo ne rruge, te i raportoni menjëherë ne Polici, sepse stërshitja e biletave pa autorizim paraprak nga Organizatori mund te konsiderohet si vepër penale.

Akuzat dhe kritikat te cilat janë drejtuar kundër Tiks.APP janë te pranueshme dhe ndjejmë keqardhje te sinqerte për shqetësimet e mundshme qe mund te ju kemi sjellur – dhe me shumë sinqeritet, me te gjitha kapacitetet tona jemi munduar qe ta tejkalojmë këtë situate.

Gjithashtu, kërcënimet e adresuara te ne janë shumë serioze dhe të patolerueshme, sepse ne jemi vetëm një Kompani e cila mundohet te kryej shërbimin sipas një kontrate te caktuar.

Sot gjatë ditës, pas konsultimeve qe do te kemi me FFK dhe Policinë, do të vendoset për kohen (orën) e lëshimit të biletave të mbetura në sistemin online, për te cilën do të njoftoheni në vazhdim përmes faqes tonë ne facebook dhe Instagram.

Ju lutemi për mirëkuptim dhe ju sigurojmë se nuk ka asnjë prapavijë apo keqpërdorim nga ana jonë lidhur me gjithë këtë situatë, mirëpo duke e pasur parasysh numrin e limituar te ulëseve ne Stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kërkesën e cila është se paku njëzetfishti i kapaciteteve te ofruara, afër 95% te klientëve nuk arrijnë te sigurojnë bileta”.

Këto njoftime, kanë qenë të fundit nga ‘Tiks app’, para ‘zhdukjes’ përfundimtare të tyre.

Njoftime nuk ka pasur as nga Federata e Futbollit të Kosovës, derisa biletat për këtë ndeshje vazhdojnë të shiten në tregun e zi, nga personat që kanë pasur fatin të sigurojnë një të tillë.

Kujtojmë se prokuroria e shtetit tashmë ka nisur hetimet për procesin e shitjes së biletave, proces ky që gjithmonë është përcjell me shumë fjalë, dhe zemërim të madh te tifozët e Kosovës, që kanë hasur në probleme për t’u pajisuar me bileta.

Tifozët në Kosovë nuk e dinë nëse sajti ‘Tiks app’ do të aktivizohet përsëri, tifozët në Kosovë nuk e dinë sesa bileta kanë mbetur pa u shitur dhe sa prej tyre janë hedhur në shitje.

loading…