Tifozja e njohur shqiptare mahnitë me dukjen në festën e ditëlindjes (FOTO)

Rike Roçi është dukur bombastike për ditëlindjen e saj.

Bukuroshja shqiptare pati një ‘shpërthim’ në Kampionatin Europian të para dy viteve, ku tërhoqi vëmendjen e të gjithë tifozëve në ndeshjen Francë – Shqipëri.

Që atëherë ajo ka qenë shpesh pjesë e paneleve sportive në studio televizive, pjesë e stadiumeve dhe është përfolur për lidhje të mundshme me futbollistë të kombëtares shqiptare.

Të shumtë kanë qenë personazhet publik që e kanë uruar për ditëlindje Riken, ndër ta modelja dhe ish-bashkëshortja e Xhemailit, Erjona Sulejmani.

Por modelja shqiptare ka vendosur që ditën e veçantë të lindjes t’a ndajë me miq të ngushtë dhe familjen.Por sigurisht në pah përsëri ka rënë pamja e saj tejet joshëse.