Tifozi rrëfen “çmendurinë”: Kam shikuar 365 ndeshje dhe 1.051 gola për 1 vit rrjesht

Në teori, është një ëndërr e tifozëve të futbollit për të parë ndeshje gjatë gjithë vitit por në praktikë është diçka e paarritshme. Por ajo që ka bërë një 26 vjeçar i cili jeton në qytetin anglez, Nottingham është vërtetë çmenduri.

Tomasz Mortimer, me origjinë hungareze, në shtator të vitit 2017 i vendosi detyra vetës: të shikojë të paktën një pjesë lojë të një ndeshjeje në ditë për një vit rrjesht. Rezultati? Ia doli…

Historinë e ka treguar vetë Mortimer për mediat vendase, ku ka zbuluar dhe ndeshjen më të sikletshme, e cila ishte dhe ajo përmbyllëse.

“Ishte pushimi ndërkombëtar dhe nuk kishte pothuajse asnjë ndeshje futbolli, por kishte një takim në Hungari,”-tha Tomasz.

“Kështu që unë shkruaja në mënyrë sarkastike diçka: ‘Yay, të paktën kemi sot futbollin hungarez’, atëherë shoku im iu përgjigj duke thënë: ‘A mendoni se do të jetë e mundur të shikoni një lojë çdo ditë për një vit?’ Dhe unë isha si, “Po, nuk e kuptoj pse jo. Unë mund ta provoj atë. Në tërë këto ndeshja që i ka shikuar, janë shënuar 1,051 gola, 23 ndeshje kanë përfunduar me rezultatin pa gola.

“Pjesa më e vështirë ka qenë kur punoja, kështu qe kanë qenë disa ditë që nuk shkoja deri në ora 23:00 të mbrëmjes, dhe kështu shikoja ndonjë ndeshje të Amerikës Jugore deri në ora 2:00 të mëngjesit, pastaj duhej të zgjohesha herët në mëngjes për të shkuar në punë”.

“Kam humbur shumë takime me persona që i njohë për shkak të ndeshjeve të futbollit.Ndeshja më e mirë ka qenë ajo mes Al Ain dhe Al Ëahda, e cila përfundoi me rezultatin 6-2, ndërsa ajo më e padurueshmja ka qenë mes Royal Antëerpit dhe Standard Liege, që përfundoi pa gola. Shumica prej njerëzve që kam njohur, mendonin se jam i çmendur ose idiot, e që duket se kanë të drejtë”.

I pyetur se a do ta bënte këtë përsëri, ai u përgjigj kështu: “Nëse do ta fitoja lotarinë do e bëja përsëri, por ndryshe nga hera e parë, sepse do të shkoja nëpër stadiume, dhe do të ishte shumë mirë kjo. Por ta bëjë përsëri kështu? Asnjëherë.

Pjesë e rekordit të Tomasz janë bërë takime të Premier League angleze, La Liga spanjolle, Kampionati Argjentinas, Kupa e Kilit e Kampionati Peruan.