Tifozi i zhveshur futet në fushë në ndeshjen Granada – Man Utd VIDEO

Edhe pse pothuajse të gjitha ndeshjet futbollistike po zhvillohen pa tifozë për shkak të COVID-19, një tifoz e ka gjetur një mënyrë për t’u futur në stadiumin e Granadas, e cila po luan ndeshjen me Manchester Unitedin në kuadër të çerekfinales së Ligës së Evropës.

Ky tifoz për më tepër u fut i zhveshur në fushë gjatë minutave të para të ndeshjes.

Sigurimi i stadiumit intervenoi shumë shpejt për ta larguar nga fusha, mirëpo videot tashmë janë bërë virale.

Ende nuk është e qartë se si ka arritur të futet në stadium ky tifoz.

Ndryshe, në 45 minutat e para, United është duke triumfuar me rezultat minimal 1:0.