Tifozi i Fenerbaches pëson atak në zemër dhe vdes pas fitores në minutat e fundit

Një tifoz i skuadrës turke Fenerbahçe ka ndërruar jetë nga një atak në zemër pasi ekipi i tij shënoi golin e fitores ndaj rivalit Galatasaray në kohën shtesë.

Galasataray kishte kaluar së pari në epërsi me Kerem Akturkoglu, por më pasë ishte kthyer në lojë Fenerbache duke e përmbysur rezultatin, në minutën e 31-të, Mesut Ozil e ka barazuar rezultatin, teksa për golin e fitores u përkujdes Miguel Crespo në minutën e 94-të.

Sipas gazetës turke “DHA”, tifozi Ahmet Uysal, 60 vjeçar pas golit të dytë, ishte rrëzuar në tokë, pavarësisht se ishte dërguar në spital dhe nga ndërhyrjet e mjekëve kishte ndërruar jetë.

Një afërm i tij tha se ai nuk mund ta duronte emocionin.

“Kur Fenerbahçe, ekipi që ai e donte aq shumë, shënoi një gol në kohën shtesë, xhaxhai im ra në tokë. Ai nuk mund ta duronte emocionin”.

Fenerbahce, e cila e festoi fitoren e parë në ligë që nga 3 tetori, është në vendin e pestë me 23 pikë nga 13 ndeshje, 7 pikë larg liderit Trabzonspor, ndërsa Galatasaray zë vendin e tetë (21) përballë Besiktas-it, i nënti (20) klubi i tretë më i madh në Stamboll.