Për çfarë i duhej kjo?

Skuadra portugeze e futbollit po udhëheqë ndaj Bosnjë-Hercegovinës me 5:0 pas pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 8-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Mirëpo, në qendër të vëmendjes ka qenë skena e pakëndshme që ka ndodhur në minutën e 39-të, kur një tifoz ka hyrë në fushë dhe për pak ka lënduar Cristiano Ronaldon, i cili deri në atë moment kishte shënuar dy gola, transmeton Ballkani.info.

Një tifoz ka dashur të bëjë një foto me portugezin, por me atë rast e ka goditur aksidentalisht dhe Ronaldo e ka kapur menjëherë këmbën.

Megjithatë, sigurimi ka reaguar menjëherë dhe e ka nxjerrë jashtë tifozin, ndërsa Ronaldo ka vazhduar ndeshjen. /Ballkani.info/

Cristiano Ronaldo attacked by a pitch invader.

pic.twitter.com/5bKbhpvWJs

— Midnight (@MidnightFPL) October 16, 2023