Mozzik

Tifozët shqiptarë tallen keq me sulmuesin e Gjermanisë, i përmendin ish-in e të dashurës shqiptare

Këngëtarja Loredana Zefi dhe futbollisti Karim Adeyemi bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë pak muaj më parë.

Kjo lidhje padyshim nuk ngeli pa u komentuar nga fansat, kryesisht të reperit Mozzik, i cili ka qenë ish-bashkëshorti i këngëtares Kosovare.

Shpesh në rrjet sociale në komentet e postimeve të çiftit, fansat kanë përmendur emrin e këngëtarit. Por duket se diçka e tillë ka ndodhur edhe në realitet.

Teksa Adeyemi po bënte nxehjen për ndeshjen e Champions Leagur, ku skuadra e tij Borussia Dortmund do të luante përball anglezëve të Newcastle, disa tifozë shqiptar kanë thirru emrin e Mozzik, por janë injoruar nga futbollisti.

Kujtojmë që ishte vetë Mozzik që i hodhi ‘benzinë zjarrit’, teksa pas bërjes publike të lidhjes nga Loredana dhe Adeyemi postoi një foto me fanellën e Bayern Munich, rivalit të përjetshëm të Dortmundit.

Gjithashtu ai bëri një tjetër gjest epik në një nga koncertet e tij, teksa fansat i treguan emrin e futbollistit në telefon.
VIDEO

@shkoderalbania777

#loredana #mozzik #mozik #getinjo #dortmund #newcastle @𝐋𝐎𝐑𝐄𝐃𝐀𝐍𝐀 𝐙𝐄𝐅𝐈 @Mozzik

♬ original sound – Shkoder Albania