Tifozët nga Tuzi i dhanë mbrëmë Kosovës mbështetje të madhe ndaj Malit të Zi

Kosova mori mbrëmë një përkrahje të madhe në ndeshjen me Malin e Zi.

Përveç Dardanëve që ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, përkrahje e madhe për Përfaqësuesen tonë erdhi edhe nga një vend që pak pritej.

Tifozë nga Tuzi kishin ardhur mbrëmë që ta përkrahnin Kosovën që në fund fitoi 2-0 ndaj malazezëve në kualifikimet për Euro 2020.

Golat në këtë takim u shënuan nga Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi, derisa kishin shanse që ta thellonin edhe më shumë rezultatin.

Kosova do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje në fund, që mund të themi se janë si dy finale, ajo ndaj Republikës Çeke (14 nëntor) dhe Anglisë (17 nëntor).

loading…