Forma e dobët e KF Vëllaznimit në javët e fundit në rangun e dytë të futbollit kosovar, ka bërë që tifozët të reagojnë ndaj presidentit të klubit, Agim Cana.
Vëllaznimi ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin, Ismet Munishi, pas humbjes turpëruese në Kupën e Kosovës ndaj Trepçës ’89.
Presidenti Cana emëroi Besnik Mulën si zëvendësues të Munishit, por as Mula nuk po arrin të këndellë skuadrën gjakovare.
Kuqezinjt e Jakovës barazuan në shtëpi me Vitinë me rezultat 1-1, duke bërë një hap prapa në luftën për vendin e dytë.
Pas këtij barazimi tifozët e klubit kanë reaguar ndaj presidentit Cana.
Faqja e tifozëve gjakovarë, ‘Fansat e Vëllaznimit – Gjakovë’ shkruan se fajtori kryesor përveç futbollistëve për rezltatet është pikërisht Cana që nuk ka arritur të sjellë lojtarë cilësorë.
Agim Cana është babai i legjendës shqiptare të futbollit, Lorik Cana.








