Tifozët e Manchester Cityt në ndeshjen me Aston Villa brohoritën për klubin me emocione shumë më të forta se zakonisht dhe njëkohësisht kundërshtuan Premierligën dhe personat që drejtojnë garën për nisjen e një hetimi ndaj tyre.
Klubi është gjetur në sfondin e hetimeve pasi ka dyshime se ka funksionuar jashtë rregulloreve gjatë nëntë vjeçarit dhe i kërcënohet me sanksione të rënda – nga heqja e pikëve deri te konfiskimi i trofeut.
City mblodhi të gjitha forcat reale të mundshme për të mos dëshmuar pafajësinë e tyre dhe në ditët dhe javët në vijim do të përpiqet të përgënjeshtrojë pretendimet që Premierliga po bën ndaj tyre.
Tifozët e njohën momentin delikat, ndaj mbushën Etihadin dhe jo vetëm mbështetën skuadrën dhe Guardiolën, por patën diçka për t’i thënë ligës, por edhe avokatëve të klubit, të cilët presin një betejë ligjore për të mbrojtur interesat e klubit.
Menjëherë para ndeshjes, i gjithë stadiumi ka fishkëllyer himnin e Premierligës, i cili këndohet para çdo ndeshje.
Manchester City fans booed the Premier League anthem. pic.twitter.com/ADWr0oigmp
— SPORTbible (@sportbible) February 12, 2023







