Tifozët ‘dardanë’ nuk i ndalë as shiu që ta përkrahin Kombëtaren e Kosovës (FOTO)

Kosova sonte do të përballet me Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës D.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20 e 45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova duhet të paktën të barazojë në mënyrë që të kalojë në gjysmëfinale të Grupit D, ku më pas do të takohet ose me Gjeorgjinë ose me Maqedoninë, shkruan Ballkani.info.

Tashmë në stadium kanë filluar të hyjnë tifozët të cilët do të jenë në numër rekord, edhe pse shiu nuk ka të ndalur. /Ballkani.info/