Thellohet skandali i Aliut dhe Durmishit me tiketat ngjitëse, dokumenti i ri tregon për mashtrimin e madh

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi e ka nënshkruar në mënyrë të kundërligjshme tenderin për tiketa ngjitëse të automjeteve qe obligojnë qytetarët të paguajnë nga 5 euro për regjistrimin e automjeteve, një vendim ky që ka ngjallur reagime të shumta në vend, pasi po konsiderohet si monopol i panevojshëm dhe barrë shtesë për xhepin e varfër të qytetarëve.

Kjo marrëveshje do t’ua merr kosovarëve rreth 2 milionë euro në vit.

Pasi shumë pakënaqësive të qytetarëve, sot ka reaguar zv/ministri Hysen Durmishi, i cili ka thënë se kjo marrëveshje ka qenë në proces në vitin 2018 në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Ramush Haradinaj e Ministria nga Pal Lekaj.

Ai tha se “kur ne kemi ardhur në Qeveri e kemi gjetur marrëveshjen të gatshme vetëm duhej të nënshkruhej”.

Megjithatë, dokumentet e siguruara nga Ballkani.info e demantojnë Durmishin dhe ia hedhin poshtë arsyetimin se “marrëveshja ka qenë e gatshme”.

Dokumentet dëshmojnë shkeljen ligjore që është bërë në këtë proces me dijeninë e plotë të ministrit Liburn Aliu, kabinetin e tij dhe zëvendësministrit, Hysen Durmishi.

Saktësisht, me datën 25.05.2021, Zyra Ligjore e Ministrisë së Infrastrukturës, i është drejtuar nëpërmjet një shkrese zyrtare drejtorit të operatorit ekonomik, “Auto Kontroll Kosova Sh.P.K”, Sedat Troshupa, me ç’rast e ka njoftuar lidhur me procesin e tenderit për ofrimin e shërbimit “Tiketa Ngjitëse”.

Në këtë përgjigje, Zyra Ligjore e ka njoftuar operatorin ekonomik dhe njëkohësisht edhe ministrin Liburn Aliu, zëvendësministrin, Hysen Durmishi, kabinetin e ministrit dhe Departamentin e Automjeteve se ky proces ishte anuluar me vendim të Sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie me datë 04.10.2019. Vendimi mbanë numrin e protokollit nr. 01.11756.

Ballkani.info e ka siguruar vendimin e datës 4 tetor të vitit 2019 me të cilin dokumentohet anulimi i vendimit dhe jepen sqarime për të tri kompanitë që kishin aplikuar, duke përfshirë edhe kompaninë “Auto Kontroll Kosova”, të cilën Aliu dhe Durmishi e shpallën fituese pa shpallur fare tender.

Është e çuditshme dhe krejtësisht e paprovuar më herët se si një kompani, në këtë rast “Auto Kontroll Kosova” fiton tender kur i tërë procesi i aplikimit ishte anuluar dhe kthyer në pikën zero.

Në vendimin e anulimit të procesit thuhet se “Anulohet raporti nr.07.106 i datës 12.11.2018 i komisionit për vlerësimin e ofertave për shërbimin me “Tiketa Ngjitëse”, si dhe anulohen të gjitha veprimet që rrjedhin për vlerësimin e ofertave të tikës së rregullësisë të mjeteve me veprim motorik.

Ndërkaq në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet: “Arsyetim – Komisioni I caktuar me vendimin për vlerësimin e ofertave të tiketës së rregullësisë teknike ë mjeteve me veprim motorik ka hartuar raportin nr.07.10612 të komisionint për vlerësimin e ofertave për shkbimin “Tiketë Ngjitëse”. Për shërbimin me “Tiketë Ngjitës” kanë paraqitur ofertë operatorët N.Sh “Viaprint: Gjilan me nr.9353 datë 03.10.2018

2. “Auto Control Kosova”, SH.P.K – Prishtinë me nr9396 datë 04.10.2018

3. “Intrast’ SH.P. K- Prishtinë me nr 9401 datë 4.10.2018.  Komisioni i lartcekur ka rekomanduar që N.SH. “Viaprint”-Gjilan dhe “Intrast” SH.P.K-Prishtinë në bazë të dokumentacionit të ofruar dhe shënimeve të mbajtura nuk i kanë plotësuar të gjitha speciafikacionet tekniket të përcaktuar nga Ministria e Insrastrukturës dhe Transportit për të ofruar shërbime me “Tiketë Ngjitëse”, ndërsa “Auto Control Kosova”, SH.P.K- Prishtinë në bazë të dokumentacionit të ofruar dhe shënimeve të mbajtura i kanë plotësuar specifikacionet (kriteret) të përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit për të ofruar shërbime me “Tiketë Ngjitëse:, por nuk e ka nënshkruar dhe vulosur çmimin e ofertës të cilin e ka në faqe 11, po ashtu kompania nuk e ka një kopje të mbyllur në një zarf të veçante siç është kërkuar në të përditshmen “Zëri” të datës 19 shtator 2018″, thuhet në vendim.

Tutje sipas vendimit në të dhënat e rekomandimit nr.0710612 datë 12.11.2018 i hartuar nga komisioni për vlerësimin e ofertave dhe shërbimin me “Tiketë Ngjitëse”  nr.07.10612 datë 12.11.2018 i Komisionit për vlerësimin e ofertave për shërbimin me “Tiketë Ngjitëse, vërtetohet se asnjë nga operatorët ekonomik të lartcekur nuk i plotësojnë të gjitha kushtet dhe kriteret e përcaktuara me vendimin KM/MI-01 nr.757.2018 datë 07.09.2019 për përcaktimin e dukjes dhe kushteve të tiketës së rregullësisë teknike të mjeteve me veprim motoric dhe legjislacionin në fuqi.

“Andaj duke u bazuar në nenit 53 dhe 58 të Ligjit nr.05.l-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative u vendos si në dispozitivin e këtij vendimi”, thuhet në vendim. Palë e pakënaqura kishin pasur të drejtë ankimi prej tri ditësh”.

Ballkani.info më herët sot gjatë ditës raportoi me dëshmi/dokumente ku tregohej se ministri Liburn Aliu dhe zëvendësi i tij Durmishi para më shumë se një muaji ishin njoftuar se tenderi ishte anuluar më 2019.

Dokumentet sqaronin edhe detaje tjera se Zyra ligjore i ishte përgjigjur në kërkesë drejtorit të kompanisë “Auto Kontroll Kosova Sh.P.K”, pasi paraprakisht kishte pasur takime dhe kërkesa nga vetë ministri Aliu.

Në vendim thuhet qartë se janë anuluar të gjitha veprimet që rrjedhin për vlerësimin e ofertave të tiketës se rregullsisë teknike të mjeteve me veprim motorik, si dhe me vendimin e lartcekur e ka obliguar Departamentin e automjeteve për zbatimin e këtij vendimi dhe e gjithë kjo çështje ka përfunduar me vendim.

Në këtë rast, Ministria e Infrastrukturës për të kontraktuar një kompani për këtë shërbim, do duhej të fillonte procedurat e prokurimit nga fillimi, duke bërë shpallje publike dhe përzgjedhje të operatorit ekonomik sipas kritereve ashtu siç edhe kërkohet me procedurat e Ligjit të prokurimit publik.

Një gjë e tillë është e sanksionuar me ligj edhe për shkak të validitetit të dokumenteve në dosjen e tenderit. Pra për cdo procedurë tenderuese kërkohen dokumente që kanë validitet të caktuar. Rrjedhimisht, nuk mund të vazhdohet me një proces i cili është zhvilluar rreth tri vite me parë dhe i cili ka qenë i anuluar me vendim të plotfuqishëm.

Ngarkimi i qytetarëve me taksë shtesë për regjistrimin e automjeteve ka ngjallë reagime të shumta nga politikanët dhe shoqëria civile.

Madje, ish-kryeministri Ramush Haradinaj u ka apeluar qytetarëve që të dalin në protestë në kundërshtim të pagesës së tiketës ngjitëse në vlerë rreth 5 euro.

I pari që ka reaguar lidhur me vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës ka qenë ish-bashkëpartiaku ni Liburn Aliut, Dardan Sejdiu. Ai ka ironizuar duke thënë se “Shkoj homologimi, erdhe tiketa Qeveria on fire”.

Durmishi ka paralajmëruar se kjo tiketë çon në lirimin nga taksa prej 30 eurove që aktualisht e paguajnë pronarët e veturave në kompaninë e sigurimit për mbulueshmërinë e dëmeve të shkaktuara prej automjeteve të paregjistruara. Veçse një gjë e tillë, siç ka thënë ai, nuk mund të bëhet deri sa numri i automjeteve të pa regjistruara të zbresë në 5%. /Ballkani.info/