Dardan Gashi

Takimi me QUINT-in| Gashi: Raportet nuk kanë qenë aspak ashtu siç po thotë Kurti

Kurti ka pasur sot takim me përfaqësuesit e QUINT-it, sipas analistit, Dardan Gashi raportet nuk kanë qenë siç thotë Kurti.

“Në përgjethësi raportet nuk kanë qenë aspak në atë që thotë Kurti, pjesë e autokracive në Kosovë është Qeveria Kurti, është një qeveri me tipare autokratike, kurse për kusht apo jo është dhe po shihet, i pari që e ka përmend që asociacioni do të jetë kusht ka qenë Escobar,” ka thënë Gashi në “Debat Plus”.

Sipas Gashit, takimi që është bërë sot nga Kurti me përfaqësuesit e QUINT-it është për shkak të qendrimit të Gjermanisë dhe Francës që Asociacioni të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

“Kur ka deklaru Escobari dhe të tjerët në Amerikë që asociacioni duhet të jetë kusht është përqesh prej diplomatëve të Albin Kurtit në kuptim se cfarë ka Amerika të përzihet, takimi i sotit nuk e di se kush e ka inicuar besoj që është për shkak të qëndrimit të gjermanisë dhe Francës që Asociacioni të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese si hap i qeverisë së Kosovës me tregu që e ka për seriozisht themelimin e Asocicacionit,” tha Gashi.

Po ashtu Gashi shtoi se dërgimi në kushtetuese është hapi i fundit që e ndërmerr qeveria, nuk ka më asnjë rol qeveria nëse e dërgon i plotëson kriteret, gjykata mund të thotë se a është a jo përputhje.