Gani Gërmia

“Dhëmbët, flokët e veshët” – Gani Gërmia me ndryshim drastike në pamje

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Gani Gërmia, ka bërë një ndryshim drastik në pamje.

Humoristi e gazetari i njohur ka bërë disa ndryshime në dukje, që e kanë ndërruar tërësisht.

Siç shihet, ai ka rregulluar dhëmbët, veshët si dhe ka mbjellë flokët.

Foto: Screenshot/TikTok

Ky transformim i Visar Dërmakut (emri i vërtetë) është vënë re edhe në rrjete sociale pasi janë shpërndarë foto të ndryshme të tij.

Ndryshimet e Ganiut vijnë disa muaj pas përfundimit të edicionit të dytë të Big Brother.

Foto: Screenshot/Instagram

Ai ka qenë një personazh tejet i komentuar për shkak të lojës që zhvilloi brenda.

Gërmia gjithashtu doli vetë nga ai format për shkak të një videoje që iu publikua nga produksioni, ku kishte rënë disa herë në kontradiktë me veten.