Tenton të shënojë si Sergio Ramos, ‘turpërohet’ sulmuesi i Kombëtares së Kosovës

Bernard Berisha është bërë temë në media në Rusi, por edhe më gjerë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, që shumë shpesh e ka gjetur golin këtë edicion në Rusi, kishte shansin që të shënojë një tjetër të mërkurën mbrëma.

Ai tentoi të konvertojë në gol penalltinë për Akhmat Grozny në gjsyëmfinale të Kupës së Rusisë, por gaboi. Kjo i kushtoi, pasi Akhmat Grozny u eliminua nga Krylia Sovetov.

Koha e rregullt dhe shtesë u mbyll pa gola dhe finalisti u desh të përcaktohej nga penalltitë, ku Berisha tentoi të realizojë me panenka, diçka që e ka bërë shumë, shumë shpesh Sergio Ramos, derisa gola të tillë kanë shënuar edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dhe shumë të tjerë.