Policia e Kosovës

Të shtënat në ‘Bregun e Diellit’, policia jep detaje: Tek i dyshuari u gjetën fishekë, jelekë ushtarakë e substanca narkotike

Lagjia “Bregu i Diellit 2” është tronditur mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri.

Forca të shumta të policisë rrethuan vendin mbrëmë rreth orës 21:30, derisa në vend të ngjarjes ishte edhe një autoambulancë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për këtë rast.

Rasti është kualifikuar si “vrasje në tentativë/shkaktim i rrezikut të përgjithshëm/posedim i narkotikëve.  Policia bën të ditur se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me të.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike.

I dyshuari ndodhet ende në arrati.

“VRASJE NË TENTATIVË /SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /POSEDIM I NARKOTIKËVE

Prishtinë / 13.06.2024 – 21:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.