Te Liverpool të bindur: Harroni Salah, ky është lojtari që po na jep titullin (VIDEO)

Ardhja e portierit Alisson te Liverpool është konsideruar si një bekim për James Milner, një nga veteranët e skuadrës së “reds”. Mesfushori e konsideron brazilianin si lojtarin më të rëndësishëm në skuadër, që ka të njëjtën peshë në paraqitjet e deritanishme të Liverpool sa edhe Salah. Alisson u ble për 60 milionë stërlina nga Roma në merkaton e verës, duke zëvendësuar gafaxhiun Karius.

“Në fushë luajnë 11 vetë, fitojnë dhe humbasin 11 vetë dhe të gjithë janë të rëndësishëm. Në verë bëmë disa ndryshime që e përforcuan skuadrën, por do të veçoja Alisson. Ardhja në një kampionat të ri nuk është asnjëherë e lehtë, por ai tregoi se është një kampion, duke bërë menjëherë diferencën. Por mendimin tim, ai po na dhuron titullin”, tha Milner.

Më tej, Milner shton: “Të gjithë mund të gabojnë, madje portierët më shumë se lojtarët e tjerë dhe gabimi i tyre rëndon më shumë. Gjithsesi, nëse Alisson gabon, kjo nuk na kushton, pasi ai vazhdon të luajë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është e rëndësishme. Alisson ka qenë i jashtëzakonshëm në fushë, shumë i rëndësishëm për ne dhe e konsiderojmë veten me fat që e kemi në ekip”, u shpreh James Milner.

https://www.youtube.com/watch?v=7rrxiCHHsNU