Vetë futbollistët janë të prirur të bëjnë shumë tatuazhe në trup. Ato përjetësojnë arritje, trofe e momente të veçanta në këtë mënyrë. Ibrahimoviq, Sergio Ramos, Neymar e të tjerë janë yjet, që e kanë “pikturuar” thuajse krejt lëkurën, me tatuazhe të shumtë.

Po ashtu, kjo qasje ngërthen edhe tifozët, sidomos ata më të thekurit, ultrasit, që nuk ngurrojnë ta “skalitin” një trajner të dashur, një futbollist, një trofe apo diçka tjetër në trup. Kuptohet, këtë e bëjnë përmes tatuazheve. Më poshtë po rishikojmë tatuazhet më “të çmendura”, që tifozët e futbollit i kanë bërë në historinë e këtij sporti.