VIDEO

Tasholli: Sondazhi i “Albanian Post” i konvenon LDK-së

Mbrëmë në Pressing në T7 është shpalosur sondazhi i fundit i realizuar nga kompania e sondazheve “Source” në bashkëpunim me Albanian Post.

Analisti Ismail Tasholli, që ishte i pranishëm në studio për të analizuar rezultatet e këtij sondazhi, ngriti dyshimet se sondazhi është i manipuluar për ta paraqitur më mirë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Tasholli aludoi se Baton Haxhiu është në ekipin e PR-it të Lumir Abdixhikut.

“Nëse i lexon krejt këto edhe pyetjet që i bana unë, mendoj që sondazhi në tërësinë e vet i konvenon LDK-së. Personalisht, mundem me pasë gabim. Tash s’po du me thanë që Baton Haxhiu është brenda PR-it të LDK-së dhe është duke ia udhëheqë PR Abdixhikut, se e tha me humor në fillim. Nuk po du me kalu deri në atë nivel, por atë cka unë e lexova mendoj që i konvenon LDK-së”, tha ai.