Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka publikuar raportin e fundit, në të cilin tregohen sfidat dhe shqetësimet që ka komuniteti serb në Kosovë. Studimi është bërë me 500 qytetarë nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Sipas raportit të publikuar shqetësimet kryesore të serbëve në Kosovë janë siguria, kushtet ekonomike e korrupsioni, ku theksohet edhe ndërhyrja e qeverisë së Kosovës ashtu edhe e Serbisë.
“Tri shqetësimet kryesore ditore të komunitetit janë siguria/stabiliteti i përgjithshëm (51%), liria politike (43%) dhe punësimi/kushtet ekonomike (40%), duke qenë çështje sfiduese për banorët.
Korrupsioni shpërfaqet si sfida më e madhe (42%) sa i përket lirisë politike dhe demokracisë, duke përfshirë shqetësime lidhur me ndërhyrjet politike, si nga qeveria e Kosovës, ashtu edhe nga ajo e Serbisë”, thuhet në raport.
Duke e parë se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecje, nga 500 qytetarë të anketuar gjetje nxjerrin në pah brengat e ndryshme në zona urbane dhe rurale në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Në zonat rurale, brenga kryesore është mungesa e transparencës dhe komunikimit me publikun në lidhje me dialogun (41%), krahasuar me 23% në zonat urbane. Përshkallëzimi dhe destabilizimi i mundshëm i dhunës është gjithashtu brengë e madhe në zonat rurale, dhe 41% e të anketuarëve e përmendin atë, krahasuar me 19% në zonat urbane. Mungesa e përfaqësimit të duhur politik të serbëve të Kosovës në procesin e dialogut është shqetësuese si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale.
Ndërkaq, derisa vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës e ndalon përdorimin e dinarit serb në pagesat me para të gatshme në vend, gjysma e të anketuarëve ndihen të prekur. Qëndrimet ndaj pranimit ndryshojnë. Disa parashikojnë refuzim për arsye kulturore a politike, të tjerët parashikojnë pranim për hir të lehtësisë ekonomike.
Më shumë mund të lexoni KËTU






