Talakhadze thyen rekordin në peshëngritje, Siria fiton medalje

Lasha Talakhadze theu tri rekorde në ditën finale të Olimpiadës në garat e peshëngritjes. Gjeorgjiani ngriti 223 kilogramë në shkëputje dhe 265 në shtytje. Në total të mërkurën, ngriti 488 kilogramë.

Të tria këto shënojnë rekorde të reja, ndërkohë që edhe rekordet e mëhershme i mbante ai në kategorinë super të rëndë deri në 109 kilogramë.

Ali Davoudi i Iranit përfundoi i dyti me 47 kilogramë më pak të ngritura. Takalkhadze menjëherë tha se do të kthehet për të artën e tretë olimpike në vitin 2024, ndërsa në pyetje tani është se a do të mund ai që t’i ngrejë 500 kilogramë në total.

Medaljen e bronztë e fitoi Man Asaad i Sirisë me totalin e 424 kilogramëve të ngritura. Është medalja e parë olimpike për shtetin e tij qëkur nisi lufta civile para një dekade.

Medalja e fundit olimpike e Sirisë në ndonjë sport ishte e bronztë, e fituar më 2004.