Tahiri: Qeveria nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën, vendimi për librat është skandaloz

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria Kurti ka mungesë të guximit për t’u ballafaqur me vetveten. Sipas tij, kudo që ka “prekur” Qeveria, ka shkaktuar krizë.

“Kjo Qeveri na dëshmoi: E para mungesa e guximit të Qeverisë të ballafaqohet me vetveten. Kudo që kanë prekur kanë krijuar krizë, nga një krizë në tjetër. Pse tekstet nuk janë në shkolla por në librari. Çështja e dytë është qasja arbitrare e autoritare e shumicës parlamentare e cila është verbëruar nga gozhda e VV-së e nuk po shohin realitetin. Ministrat thonë që kushtet janë si Gjermani. Me të vërtetë është brengosëse që në tempullin e demokracisë nuk mundemi me diskutu për problemet”, ka shtuar ai.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ia dha fjalën edhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, por në atë moment deputetët lëshuan sallën.