Qeveria e Kosovës

Tahiri kritikon Qeverinë: Ekonomia e Kosovës është buzë kolapsit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën në të cilën po kalon vendi si në rrafshin politik të brendshëm, dhe atë në aspektin ekonomik, raporton Ballkani.info.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se ekonomia e Kosovës është buzë kolapsit.

“Ekonomia e Kosovës është buzë kolapsit. Sektori privat është duke u ballafaquar me vështirësitë më të mëdha që i ka pasur në dhjetë vitet e fundit. Problemet e shkaktuara nga Qeveria me mos investime kapitale, tash e tri vjet, pra me mos shfrytëzimin e më shumë se 1 miliard euro për t’i futur në qarkullim, politikat ekstremisht të gabuara fiskale, tatimore dhe mosthithja e investimeve të huaja, është kah e rrezikon secilin investim në sektorin privat”, ka shkruar ai.

Sipas tij, sektori privat është duke hyrë në periudhë kohore shumë të padefinuar.

“Sektori privat në Kosovë është duke hyrë në një periudhë kohore shumë të padefinuar, është në mjegull dhe në rrezik të ekzistencës së tyre. Është tejet e rëndësishme që Qeveria të ulet e të bisedojë me sektorin privat se si të dilet nga kjo krizë, e cila e ka prek secilin aktivitet të biznesit të vogël, të mesëm dhe të korporatave”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, që të veprojë para se të bëhet vonë./Ballkani.info/

Postimi i plotë: