AAK

Tahiri: Faturat e rrymës priten të jenë të larta gjatë dimrit

Besnik Tahiri, shef i Grupi Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se faturat e rrymës sërish priten të jenë të larta gjatë dimrit.

“Ne ende nuk e dimë cila do të jetë gjendja me energjinë elektrike dhe sa do të jetë çmimi, kurrkush s’po flet, dimri do të vjen, dimri vjen shpejt, faturat pritet me qenë shumë të larta, sa paguan Kosova subvencion, ku mbetën paret, ku mbet marrëveshja me energjinë e erës. A ju kujtohet çfarë pompoziteti u ba marrëveshja , a ju kujtohet fjalia Elektroseveri”, tha Tahiri.

Ai tha se agjenda e integrimit evropian nuk është askund duke u diskutuar, ndërsa shtoi se me partnerët evropianë tallen institucionet tona. /BetimipërDrejtësi